Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “opinion” ka folur për takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa ky i fundit ndodhet në paraburgim në Hagë duke u përballë me akuzat e Gjyakatës Speciale.


I pyetur nga gazetari për arsyen e kësaj vizite, Rama tha se e kishte marr malli.

Pjesë nga biseda

Rama: Ishte dhe tek formulari. Më ka marr malli shkrova.

Fevziu: E thua sinqerisht apo për të kaluar radhën?

Rama: Sinqerisht mo.

I pyetur nëse kjo ishte gjëja e duhur, Rama tha: “Unë besoj që ishte gjëja e duhur edhe në aspektin e detyrës, por në radhë të parë në aspektin vëllazëror, miqësor, por dhe në aspektin e detyrës, besoj ishte gjëja e duhur”.