Rusia ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë, përfaqësuesve të mediave dhe personaliteteve nga Ministria e Mbrojtjes Britanike.


Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha ne ndalimi hyrjes së britanikëve në vend është një përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore dhe presionit ndaj mediave të saj shtetërore jashtë vendit, shkruan Reuters.

Mësohet se rreth 29 gazetarë janë ndaluar, duke përfshirë Clive Myrie nga BBC-së, Orla Guerin dhe Paul Adams, të cilët të kanë raportuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Lista përfshin gjithashtu drejtorin e përgjithshëm të BBC-së Tim Davie, redaktorët e gazetave Times, Daily Telegraph, Guardian, Daily Mail dhe Independent, si dhe gazetarë nga Sky, Channel 4 dhe ITV.

Gjithashtu mbi 12 figura britanike, të cilët Moska tha se ishin të lidhur me industrinë e mbrojtjes, u ndaluan gjithashtu të hynin në Rusi.

Ministria e jashtme ruse akuzon gazetarët e sanksionuar për “përhapje të qëllimshme të informacionit mashtrues dhe të njëanshëm për Rusinë dhe ngjarjet në Ukrainë dhe Donbas“.