Ejup Berisha


Kur i referohemi qështjes së ndryshimit të sistemit politik në rajonin e Gadishullit të Ballkanit këtu nuk vlen ajo thënia Bacë u kry por vlenë ajo thënia tjetër Bacë nuk u kry sepse po gënjyen dhe manipuluan me të gjithë ne. Edhe pse dekada e fundit e shekullit të kaluar në Gadishullin e Ballkanit u cilësua si periudhë e zhvillimit të të ashtuquajturave “Revolucione demokratike”, me të cilat pretendohet se u ndryshua sistemi i vjetër komunist dhe i njëjti u zëvendësua me sistemin e ri pluralist demokratik kjo fatkeqsishtë akoma nuk ka ndodhur. Se pse kjo gjë është kështu unë personalisht nuk e di besoj se nuk e dinë edhe shumica e qytetarëve. Ish sistemi politik karakterizohej me egzistimin e një Partie dominante të asaj Komuniste e cila gjatë veprimeve të saja zbatonte njëmendësi. Ndryshim i promovuar duheshte ta eliminoj njëmendësinë por athua vallë e eliminoi atë ndryshimi në thonjëza përgjigja është një JO e madhe. Ky realitet është tregues se ndryshimi ishte vetëmse fiktiv e jo real . I njëjti pra ishte formal dhe jofaktik. Në fakt në të shumtën e shteteve të Europës lindore dhe të Ballkanit të cilat ishin nën ndikimin e ish BRSS-së ndryshimet e pretenduara më shumë ishin aktrime sesa revolucione të vërteta e të mirfillta dhe faktike. Në fakt në to në vend që të instalohej Demokracia e vërtetë dhe e mirfilltë u ruajt dhe vazhdon të ruhet praktika dhe mentaliteti i vjetër komunist i praktikimit të qeverisjes politike me pushtetin. Apo më saktë thënë elitat politike ja tre dekada vetëm formalishtë tërë kohës deklarohen se janë demokratike por në sjelljet e tyre nuk ka zbatim të nevojshëm dhe të duhur të Demokracisë apo dhe të parimeve të saja elementare dhe të domosdoshme. Të deklarohesh demokrat dhe të urdherosh për gjithqka në shoqëri dhe në shtet kjo është dëshmi se nuk bëhet fjalë për zbatim demokracie por për zbatim të autokracisë. Pra nëse pretendon se je demokrat i tillë duhet të jeshë me të vërtetë e jo vetëmse me fjalë. Kështuqë në jetën e përditshme o je demokrat o je autokrat këtu në këtë qështje mes nuk është mirë që të ketë. Parti politike me udheheqës me njëmendësi autoritare egzistojnë sot në të gjithë rajonin tonë pra kjo flet për faktin se këto subjekte politike nuk janë demokratike edhe pse shumica e tyre e mbajnë prefiksin e tillë në emërtimet , statutet si dhe dokumentet e e tyre të tjera kryesore. Parti demokratike janë ato ku liderët e tyre janë udhëheqës e drejtues e jo urdhërues dhe sundues.Këta duhet ta stimulojnë debatin dhe dialogun e jo monologun urdhërin dhe diktatin. Sot shumica e udhëheqësve politik jo vetëmse ballkanik por edhe botëror I thone vetes Demokrat por në fakt shumica apsolute e tyre asnjëher nuk veprojnë si të tillë.Nuk i bën demokrat emri apo emertimi por mentaliteti aktet dhe veprimet e tyre faktike dhe praktike. Këta gjithashtu mund të thonë se janë edhe engjëj por në fakt sjelljet e tyre reale i demantojnë të njëjtët. Pra ne me arsye mbetemi me pyetjen se pse nuk u bë ndryshimi shumë i nevojshëm i sistemit politik kjo mbetet pyetja më e rëndësishme dhe kryesore që duhet të merr përgjigje dhe dikush patjetër duhet të jep përgjigje meritore për të. Ndërsa ne nuk jemi fëmijë që dikush të na anashkalojë dhe injorojë duke thënë po kush janë këta që ne tu përgjigjemi këtyre. Me sa dimë ne për veten ne jemi sovrani këtë gjë të paktën e pohon edhe kushtetuta si akt më i lartë politiko-juridik.