Deputeti dhe ish-ministri shumëvjeçar Pavle Trajanov për “Slopoden Peçat” duke komentuar incidentin e djeshëm në Kuvend ka thënë se në legjislaturën më të lartë po qarkullon shumë alkool dhe kjo ndër të tjera ka ndikim në atmosferën dhe sjelljen e përgjithshme të disa deputetëve.

“Mendoj se në tërësi kemi një kulturë të ulët sjelljeje. Jemi dëshmitarë të ofendimeve dhe zhvlerësimeve reciproke mes opozitës dhe pozitës. Përdoren të gjitha instrumentet e diskriminimit ndaj njëri-tjetrit. Niveli i komunikimit mungon dhe në njëfarë mënyre krijon mosbesim të ndërsjellë që shpesh rezulton me ofendime verbale, komente të pahijshme e ndonjëherë edhe zënka fizike. Disponueshmëria e alkoolit në Kuvend është arsye plus për një atmosferë të tillë”, thekson Trajanov.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Trajanov shton se as Kushtetuta dhe as ligjet në vend nuk kanë mundësi të sanksionojnë shpërthime të tilla të deputetëve.

Sipas tij, kjo nxit pandëshkueshmërinë dhe imazhin e keq tek qytetarët.