Ejup Berisha


Opozitarizmi real e nënkupton veprimin aktiv të subjekteve politike të përbërë nga njerëzit që merren me politikë e të cilët nuk pajtohen apo i kundërshtojnë politikat-veprimet dhe aktet e partive të cilat ndodhen në pushtet, krejt kjo me qëllim të bërjes së ndryshimit në skenën politike. Çfar nënkupton fenomeni ndryshim, ky në politikë nënkupton largimin e një garniture politike nga pozitat qëndrore në pushtet dhe zëvendësimin e saj me një garniturë të re që ofron perspektivë më të mire, më ndryshe dhe zgjidhje më adekuate për nevojat, problemet, kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Në kuptimin më qensor kjo gjë e nënkupton edhe ndryshimin e mentalitetit të mbrapsht dhe praktikave joadekuate që janë kultivuar zhvilluar dhe praktikuar nga garnitura paraprake në pushtet. E ndryshimi nuk bëhet me fjalë por me vepra, veprime dhe punë konkrete. A e dini pse sepse fjalët e kota i merr era apo ato që janë vetëm të shkruara në letër dhe nuk pëkthehen në veprime dhe akcione konkrete të njëjtat janë të panevojshme dhe nuk i hynë në përdorim askuj. Të njëjtat për faktin se janë të kota ato vetvetiu janë të vdekura. E nga gjërat e vdekshme apo të pa shpirtë ska levedri askush. Nga se përbëhet opozitarizmi real dhe aktiv ai është i përbërë prej akcioneve, lëvizjeve dhe veprimeve reale që i bëjnë individët në terenin politik. Nuk është opozitarizëm aktiv ulja para një kompjuteri apo dhe një laptopi dhe shkruarja për ato gjëra që i bën keq e në dëm të pjastarëve të shoqërisë apo dhe nuk i bën fare por vetëmse pohon se i bën garnitura qeveritare në skenën qëndrore apo dhe lokale politike. Këto mund të jenë përkujtues çasti për opinionin apo dhe shprehje e paknaqsisë, shfryerje mllefi për individët të cilët janë kundërshtarë të pushtetit por jo edhe mundësi për të krijuar kushte për ta bërë ndryshimin real e të domosdoshëm në politikë. E në këtë skenë kur nuk ka politika të mira ndryshimi duhet të ndodh domosdoshmërisht. Njerëzit nuk mund të ndërtojnë kurrë shtëpi nëse këta tërë kohës vetëmse me fjalë thonë se do ta bëjnë një gjë të tillë e nuk lëvizin fare nga vendi. Pra shtëpia ndërtohet nëse njerëzit bëjnë lëvizje, dalin në terren, e blejnë trollin për ndërtim, blejnë materiale ndërtimore, nëse i hapin themelet, e bëjnë bazën, i ngrisin muret, e vendosin çatinë, i lyerjnë dhomat e korridoret në pjesën e brendshme dhe të jashtme të shtëpisë dhe në fund shtëpia bëhet realitet. Gjyshja ime nëna e nënës time Behria ndjesë pastë kur ishte gjallë thoshte. Me mund me bërë vetëmse me fjalë shtëpi Xhoka im që në rastin konkret ishte sinonim për Kalin ai do ti bënte dy apo tre shtëpi. Disa lider opozitar këtu te ne janë mësuar që veprimet lëvizjet dhe akcionet opozitare falë Japonezëve tërë kohës ti bëjnë të strukur para ekraneve të kompjuterëve apo dhe Lap-topëve dhe bëjnë propagandë negative kundër partive në pushtet dhe kjo përfundon me kaq. Veprim të mirfilltë opozitarë një kohë të gjatë ka bërë Lideri i Partisë së atëhershme opozitare në Republikën e Kosovës Lëvizja Vetvendosje tanimë parti aktuale në pushtet Albin Kurti. Ky bashk me subjektin politik që e udhëheq me të vërtetë mbeti më shumë se një dekadë në opozitë por ajo nuk ndenji duarkryq por veproi tërë kohës konkretisht duke organizuar demonstrata dhe protesta të shumta kundër partive në pushtet. Ndërsa aktorët kryesor të saj në ato aktivitete demonstruese apo dhe protestuese nuk fshiheshin prapa protestuesve por të parët mobilizoheshin në vijën e parë të frontit dhe vetë i udhëhiqnin betejat opozitare duke e rrezikuar jo vetëmse sigurinë e pjesmarrësve të tjerë në protesta e demonstrate por duke e rrezikuar edhe sigurinë, jetët dhe liritë e tyre pra të njëjtët ballafaqoheshin drejtpërdrejtë me dhunën dhe ashpërsinë e veprimeve të pjestarëve të pushtetit në Kosovë. Një profil i tillë subjektesh dhe individësh opozitar i mungon ambientit politik shqiptar këtu në RMV. Partitë e këtushme aktuale politike opozitare shqiptare derisa janë të strukura nëpër selitë e partive të tyre dhe nuk lëvizin fare në terenin politik nuk do të arrijnë asnjë milimetër të vetëm ta lëvizin partinë shqiptare nga pozitat e pushtetit. Subjektet dhe liderët e këtushëm opozitar le të dalin pak në terren, le të aktivizohen dhe le të veprojnë me qëllim që të fitojnë përkrahje te qytetarët nëse duan që me të vërtetë ta bëjnë ndryshimin në skenën politike. Ndërsa ambienti politik dhe shumica e qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu në këtë vend kanë nevojë për ndryshime konkrete dhe reale në politikë. Kjo do ta rriste konkurencën në ambientin politik shqiptar këtu në RMV dhe do ta nxiste cilësinë e veprimeve, akcioneve dhe aktiviteteve politike në skenën politike vendore