Në themelet e Bashkimit Demokratik për Integrim janë gjaku i derdhur për liri dhe Ali Ahmeti

Të gjithë duhet ta dijnë se Ali Ahmeti në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, e ka subvencionuar hartimin e Draft Marrveshjes së Ohërit nga eksperti Amerikan Paul Wiliams, e cila pastaj është hedhur në tryezë nga Përfaqësuesi Special Amerikan dhe Kryenegociatori i Marrveshjes se Ohrit James W. Pardew dhe mbetet një nga Marrveshjet më të sukseshme në ish-Jugosllavi dhe model për zgjidhje të konflikteve nëpër botë!


Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, shtarti i shtatit titanik të BDI-së, jo vetëm kaq, Ai edhe gjakun e derdhur për liri, kur nuk është udhëhequr e kur nuk është komanduar nga mendja dhe dora e Tij, ia bën nderimet maksimale, e nderon dhe e dergon në Panteonin e Kombit, dhe kjo e obligon dhe e detyron, sepse Ai gjak që është derdhur për liri, çlirim e bashkjetesë me dinjitet e faqe të bardhë, është kërkesa sublime e brezave që kanë luftuar e kanë derdhur gjak për tokë e pushtet me dinjitet!

Në BDI është jo vetëm mendja e ndritur, mundi dhe sakrifica e themeluesit të saj Ali Ahmeti, por është edhe gjaku i derdhur për liri i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Në BDI si në asnjë parti në Maqedoni të Veriut, në Kosovë e në Luginë të Preshevës dhe në Shqipëri pas ardhjes së pluripartizmit, vetëm te ajo, pra vetëm te BDI është e betonuar në themelt e saj shifra e gjakut të derdhur për liri, mbi 99 %!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 4 Qershor 2022