Taxhudin Hamidi –Tetovë


Gjatë tërë historisë së njerëzimit janë mudnuar të largojnë mësimet dhe mendimet e pastra nga rruga e drejtë e mësimeve të islamit.

Qëllimi kryesorë ka qenë që mësimeve të fesë islame t’i ngushtohet mënyra dhe forma e interpretimit të drejtë.

Ka qenë goxha vështyrë që kësaj metodologjie anti-islame të i dilet karshi dhe të ballafaqohesh, sepse këta qarqe kanë poseduar mekanizma të egra deri tek atrofimi i promovimit dhe mësimeve të drejta islame.

Konsiderohet ekstremizëm dhe radikalizëm pse mësimet e islamit dalin me qëndrim dhe konstatim se nuk I lejohet njeriut të dëmtojë vetvetetn dhe trupin e tij përmes alkoholit, bixhozit, prostitucionit,krimit etj. etj.

E gjith kjo qenka një interpretim nga Kurani i cili është démodé dhe duhet këta stereotype të largohen nga mendimet e njerëzve dhe nga shoqëria.

Është gabim të mendohet se islami vetvetiu është gjeneratorë i shumë politikave morbide dhe të ngatruara në shoqërite musliamne .

Në kontinuitet po publikohen nga struktura të ndryshme intelektuale dhe orientalistike se religjioni islam është i harmonizuar me radikalizmin dhe i gatshëm për përdorimin e forcës.

Akuzat ndaj islamit janë në rafshin studjues dhe të organizuar.

Në raste të ndryshme vërrehet se edhe nga figurat intelektuale islame nga droja dhe pedantëria e retorikës krijohet përshtipja se akuzon islamin sipas difoltit dhe kontumacionit.

Tregohet në të gjitha tekstet se islami po përgadit ithtarët e tij për të qenë të gatshëm për lufta ndërnjrëzore.

Por prania e tyre më e pranueshme nga racionaliteti i shkallës së parë është dëshmuar për qëllime destructive .

Një fe e paqes dhe e lirisë nuk ka mundësi të promovohet vazhdimisht si e mundshme dhe e kuptueshme për radikalizëm dhe terorizëm të shkallës nacionaliste dhe raciste.

Fshehja pas radikalizmit islam dhe terorizmit të tij padyshim që vërteton një gjendje të re në botë e cila kohën e fundit fare nuk mund të shfajsojë ndërgjegjen e saj.

Pra islami akuzohet se ai është nënshtruar dhe i përfshyrë:

Apsolutizmit totalitar;
Komentimit të dhunshëm, agresiv ;
Klerikalizmit rigid dhe
Instrumentalizimit politik.
Shumë studjues të kohës bolshevike dhe të kohës sonë fare nuk bëjnë dallim mes dokumentacionit dhe studimit të ekstremizmit mes ekstremizmit islam për çështje jo fetare por të barazisë shoqërore dhe të atyre operacioneve apo sulmeve që dejtpërsëdrejti u përshkruhen antarëve islam dhe musliamnëve të pafajshëm .

Të gjitha tekstet e autorëvë nga sfera orientaliste dhe filozofike fare nuk kanë ndryshuar qasjen e tyre ndaj islamit dhe muslimanëve.

Ata për fat të keq nuk hulumtojnë gjendjen e musliamnëve por të dhënat i referojnë nga vitet ’70 dhe ‘80.

Koha e cila investonte më tepër në sferën e seperatizmit, nacioanlizmit, fundamentalizmit dhe diferencimeve mbrenda popullit musliman shqipatrë .

Gjë e cila tregonë për një shund dhe feler mediatik apo nihilizëm të burimeve studimore si në vendin tonë poashtu edhe në vendet e tjera ku përforcimi material dhe i botimit është drastik në kundërshtimet e dyshimeve rreth fesë islame dhe mendimit të tij burimorë në aspektin e bashkëjetesës dhe bashkëqeverisjes administrative.

Një e dhënë ndonëse mund të jetë e vërtetë se nga viti 2004 e deri më sot 2017(2022) nga ekstremizmi islam janë vrarë 500 persona.

Numra të mara nga burime dhe studime jo të hulumtuara deri në fund të prokurorise dhe gjykatës të vendeve ku edhe kanë ndodhur këta sulme ndoshta ende pa u zbardhur rasti lokacioni i vendit të ngjarjes më është i siguruar dhe ai përdoret pa mund dhe gjurmë, pra islami dhe muslimani.

Është e pa mundur të imagjinojmë një shpëtimatrë të botës paqësorë duke vendosur mekanizma për mbrojtjen e paqes në botë nga njerëz që nuk janë në gjendje të ruajnë paqen dhe që nuk njohin drejtimin dhe kornizat e barabarta dhe juridike të stabilitetit dhe sigurisë.

Ruajtja e paqes nuk ka kuptimin që të redaktohet dhe të publikohet terorizmi fiktiv dhe i pavërtet nga identiteti i saj me deviza islame dhe musliamne.

Ai ekziston por jo nga baza e mësimeve islame dhe kultura e muslimanëve siç pretndon vokabualri orientalist ta paraqes në vazhdimësi.

Vetëm për një moment hulumtoni orientalistët e ballkanit dhe biografinë e tyre do të mësoni shpejt se pse ata rrëfejnë gjendjen e muslimanëve pa ndonjë përgjegjësi dhe rregulla shkencore dhe juridike.

Kjo fare nuk e qetësonë botën dhe sigurinë e saj.

Kjo i bën edhe më shumë elementet e krimit dhe të destabilizimit në botë të opercioanlizohen në vende dhe në organizata edhe më të forta dhe më të fuqishme ekonomikisht.

Pra , si shembulli i shpëtimtari në një bazen, por që ai vet nuk e njeh notin.

Apo si rasti i proverbit popullorë: “ Ujku ruanë dhent”?!