Mariçiq: Kemi perspektivë, duhet ta mbajmë

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) realizoi takim me pjesëmarrësit e Akademisë federale për politikë të sigurisë 2022.


“Ndikimi mbi arkitekturën evropiane të sigurisë” ishte tema në të cilën u bisedua në takimin me funksionarët e lartë gjermanë, ndërsa zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalimin e tij përshëndetës ka theksuar se Ballkani dhe BE-ja kanë perspektivë të përbashkët e cila duhet të mbahet.

“Ballkani gjithmonë ka qenë rajon i rëndësishëm për sigurinë e Evropës nuk guxojmë të lejojmë me këtë “status quo”, tokën e Ballkanit Perëndimor ta ushqejmë me nacionalizëm, destabilizim dhe alternativa të reja. E qartë është se Bashkimi Evopian si lider i hapësirës evropiane më nuk është vetëm. Formula për mbajtjen e pozitës së BE-së si lider i kartër gjeopolitike është zgjerimi”, tha Mariçiq, citohet në kumtesën e SÇE-së.

Ai shtoi se lufta në Ukrainë dhe efekti i saj mbi rajonin tani mbetet brenga kryesore për qytetarët e Ballkanit dhe se duhet me përgjegjësi ta mbajnë ngarkesën që e imponojnë krizat, e cila me siguri do të jetë ngarkesë në vitet në vijim edhe për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Koha e debateve të lehta dhe të këndshme për politikat evropiane ka kaluar prej kohësh. Tani kemi nevojë për një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave globale me të cilat përballemi. Paqëndrueshmëria e rajonit do të thotë paqëndrueshmëri e Evropës. Nuk është më çështje zgjerimi, tani është çështje sigurie,” u tha Mariçiq mysafirëve nga Republika Federale e Gjermanisë.

Në takim, zëvendëskryeministri theksoi se sot më së miri kuptohet thelbi dhe kuptimi i anëtarësimit në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike dhe se NATO është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor, edhe për Evropën, ndërsa veçanërisht për stabilitetin dhe prosperitet në të ardhmen.

Në takim i pranishëm ishte edhe zëvendësambasadori dhe udhëheqës i sektorit ekonomik në ambasadën gjermane, Oto Graf.

Kursi i zyrtarëve të lartë përbëhet nga tre faza: Në pjesën e parë të kursit, pjesëmarrësit eksplorojnë sfondin historik, kulturor, politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe diskutojnë zhvillimet aktuale me ekspertë.

Në pjesën e dytë të kursit, qëndron në kumtesë e SÇE-së, do të formojnë bazën për diskutime me ekspertë dhe vendimmarrës të mëtejshëm në rajon, në Sarajevë, Beograd, Shkup dhe Prishtinë. Në pjesën e tretë të kursit, pjesëmarrësit do të mendojnë edhe një herë në mënyrë kritike për pozicionet e tyre dhe do ta përfundojnë kursin me një diskutim midis pjesëmarrësve dhe vendimmarrësve kombëtarë të nivelit të lartë rreth pozicioneve dhe strategjive që Gjermania dhe Evropa duhet të miratojnë dhe ndjekin në lidhje me Ballkanin në të ardhmen.

Në mënyrë organizative, Akademia Federale e Politikave të Sigurisë është nën përgjegjësinë e Ministrisë Federale të Mbrojtjes. Kryetar i Akademisë është ambasadori Ekehard Brose. Akademia Federale e Politikave të Sigurisë ka rreth 70 anëtarë të stafit nga të gjitha ministritë e përfaqësuara në Këshillin Federal të Sigurisë dhe është themeluar në Bon në vitin 1992. Ai bazohet në ambientet e Pallatit Shenhauzen në Berlin që nga viti 2004.