“Ambiciet ekspansioniste të Putinit nuk do të ndalen në Ukrainë. Ato kanë të bëjnë gjithashtu me republikat baltike, Poloninë, Lituaninë dhe vendet e tjera që po trokasin në dyert e NATO-s”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një konferencë për shtyp, shkruan la repubblica.


“Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s nuk është për shkak të frymës ekspansioniste, por sepse duan të mbrohen nga një kërcënim real, domethënë Rusia e udhëhequr nga Putin”, vazhdoi Sanchez, “nëse nuk mbrojmë Ukrainën, kostoja dhe çmimi që do të paguanim në të tashmen dhe në të ardhmen do të ishte shumë më i madh”.