Kandidatura e Znj. Ina Rama për Presidente, do të ishte mëse meritore

Nga Skënder Sadri KAPITI 
Ka ditë që po zien politika por edhe publiku e mediat për te gjetur një
kandidaturë për President apo Presidente të Shqipërisë.
Këtë zhurmë e “lodhje” për të gjetur një kandidaturë të merituar po e bën
politika, e cila nuk heq dorë nga një kandidaturë politike,pavarësisht se
ajo deklarohen për një kandidaturë konsensuale, të aftë, të pastër,
jopolitike dhe kombëtare. 


U vetëshpallën disa kandidatura dhe u hodhën disa të tjera propozime
sipas preferencave subjektive, personale  e partizane. Nisur nga kjo
gjëndje mendoj dhe propozoj që kandidatura më e mirë, më meritore
moralisht , më e dinjitetshme, më e përgjegjshme para publikut, kombit,
ligjit, moralit, profesionalizmit është Zonja Ina Rama, dhe me këtë besoj
se është edhe opinioni i gjërë publik. Besoj se me këtë janë dakord edhe
vetë politika në tërësi. 
Do të kishte qenë mirë që kandidaturën e Znj. Ina Rama ta kishte
propozuar opozita zyrtare.
Presidenti i Republikës si kryetar shteti duhet të jetë mbi partitë ,pra jo të
jetë politikan që  ta dorëzojë mandatin e deputetit dhe dokumentin e
antarit të partisë formalish, dhe realisht t’i shërbejë partisë që e zgjedh. 
Zonja Ina Rama i ka të gjitha cilësitë  e denja për Presidente, pasi i ka
treguar ato  gjatë kohës kur ajo ka qenë Kryeprokurore e Republikës së
Shqipërisë si shëmbull përkushtimi e serioziteti në kryerjen e detyrës, e
aftë profesionalish, e pastër dhe pa asnjë akuzë korruptive, pra as e
korruptuar dhe as e inkriminuar, pikërisht ashtu sikurse janë dhe e
kerkojne edhe kriteret e Veting-ut.