Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukraina të bëhet kandidate për anëtarësim në BE. Por disa shtete të BE-së kanë rezerva nëse shteti që është në luftë të bëhet pjesë e bllokut.


Euronews raporton se Holanda, Danimarka e Portugalia janë skeptike.

Sipas Marie Dumoulin, drejtoreshë e programit të Evropës më të gjerë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), një institut mendimi, Danimarka, Portugalia dhe Holanda kanë ngritur shqetësime në lidhje me kandidaturën e Ukrainës.

“Kjo kishte të bënte me çështjet me sundimin e ligjit dhe me luftën kundër korrupsionit në Ukrainë, të cilat janë çështje reale dhe për të cilat vetë qeveria ukrainase e pranon se duhet të punojë”, tha ajo për Euronews.

Një tjetër shtet që aludohet se mund të ketë shqetësime sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në BE ka edhe Kroacia sipas drejtoreshës së këtij instituti.

“Ukraina mund të llogarisë në vendet baltike, të cilat të gjithë kanë deklaruar pa mëdyshje se vendi i përket BE-së. Por disa vende të tjera, veçanërisht ato me lidhje të ngushta me Ballkanin Perëndimor, mund të kërkojnë kushte të forta për të lehtësuar kritikat e mundshme ndaj favorizimeve. Macron theksoi nga Kievi se ai, së bashku me Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi, “do të duhet të ndërtojnë së bashku unanimitetin e 27” përpara samitit të Këshillit të BE javën e ardhshme. Ekziston, sigurisht, ky argument se shteti ukrainas nuk është gati”, ka thënë ajo.