Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar diskuton opinionin publik në Rusi.


Ministria thotë se konflikti ka “përshpejtuar trajektoren afatgjatë të shtetit drejt autoritarizmit”. “Të folurit kundër pushtimit po kriminalizohet gjithashtu.

“Pavarësisht se shumica e rusëve u thonë anketuesve se mbështesin operacionin special ushtarak, elementë të popullsisë si në mënyrë aktive ashtu edhe pasive demonstrojnë kundërshtimin e tyre”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ministria shton se Legjioni i Lirisë për Rusinë, i përbërë nga dezertorë nga ushtria ruse dhe të tjerë, është vendosur së bashku me ushtrinë ukrainase në mbrojtje të vendit.

“Skepticizmi për luftën ka të ngjarë të jetë gjithashtu veçanërisht i fortë në mesin e elitës së biznesit dhe komunitetit oligark të Rusisë. /abcnews.al