Martina Patti, 23-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare Elenës, dëshmoi sot para trupës gjykuese. E dyshuara konfirmoi se të gjitha ato që thuheshin në deklaratat e bëra para karabinierëve dhe prokurorisë ishin të vërteta, duke përsëritur se ajo kishte vrarë vajzën e saj e vetme në vendin ku u gjet kufoma dhe se nuk e kishte ndihmuar askush, sipas mediave italiane.


Ajo akuzohet për vrasje të shumëfishtë me paramendim dhe fshehjen e kufomës. Gruaja ndodhet në vëzhgim në burgun grave në Piazza Lanza në Catania: ajo është thirrur vazhdimisht në infermieri për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, por situata e saj është përshkruar si e qetë.

Por hetuesit po analizojnë pamjet e regjistruara nga një kamerë vëzhgimi, e drejtuar në zonën e shtëpisë së gruas. Videoja mund të bëjë të mundur të konstatohet nëse dikush ka arritur tek Martina dhe për sa kohë ka ndaluar. Megjithatë, për momentin, konfidencialiteti maksimal vlen për regjistrimet. Detaje të reja mund të dalin edhe nga rezultatet e autopsisë që do të kryhet sot mbi trupin e vajzës në morgun e spitalit Cannizzaro në Catania.

Gjithashtu në lidhje më vrasjen tragjike ka reaguar përsëri babai i 5 vjeçares, i cili është i shkatërruar.

“Gjithmonë i kam premtuar vajzës sime se do ta mbroj si çdo baba i mirë, do të jap jetën për të. Një vrasje në të cilën krijohet një alibi dhe kufoma fshihet nuk mund të jetë një sulm i çmendurisë. Martina është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, e veçantë dhe unike në gjithçka.

Të gjithë flasin për dashurinë e nënës por askush nuk flet për sakrificat që bën një baba. Elena jeton çdo ditë në zemrën time. Kam dëgjuar për çmenduri dhe xhelozi por nuk kam dëgjuar për keqdashje dhe sadizëm”, pohon Alessandro Del Pozzo.

Ishte një vrasje me paramendim e studiuar në çdo detaj. Momentet e çmendurisë pasohen nga momentet e kthjelltësisë. Ajo nuk u pendua, përkundrazi e futi Elenën brenda qeseve të plehrave, e varrosi dhe shpiku një rrëmbim duke krijuar një alibi dhe goditi makinën e saj për të organizuar një sulm! 24 orë gënjeshtra”.

Për babain e Elenës, avokatja e Martina Pattit “vetëm mund të flasë dhe të harxhojë frymën kot, sepse përballë realitetit nuk ka fjalë që mund ta ndryshojnë atë”.