Gjendet i vdekur një person në Rahovec

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.


“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i tij i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë obduksioni.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.