Gjashtë persona janë plagosur nga bombardimet një një qytet rus në kufirin me Ukrainën, njofton zyrtari rajonal rus.


Incidenti ka ndodhur në Klintsy, 50 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, në rajonin perëndimor Bryansk të Rusisë.

“Të lënduarit kanë marrë plagë të rënda”, shkruan Alexander Bogomaz në Telegram.

“Të gjithë u shtruan në një spital lokal. Gjendja e tyre është stabile”, tha zyrtari lokal

BBC thekson se nuk ka verifikuar të dhënat nga burime të pavarura.