Faturat më të larta të energjisë elektrike do të paguajnë ato familje që konsumojnë mbi 420 kilovat orë energji elektrike me të ashtuquajturën tarifë të shtrenjtë.


Ky është vetëm një nga propozimet e planit të ri tarifor që do të masë konsumin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, i cili do të jetë i vlefshëm nga korriku.

Por sa do t’u kushtojë do të dihet kur të sillet çmimi i ri i energjisë elektrike, i cili pritet të rritet. Llogaritjet tregojnë se me çmimet aktuale, ata që do të konsumonin më shumë se 420 kilovat dhe do të hynin në bllokun e tretë do të merrnin një faturë 6 për qind më të lartë, ndërsa ata të bllokut të parë dhe të dytë do të kishin deri në 13 për qind fatura më të ulëta.

Ekspertët me vërejtje të shumta. Ata thonë se përveçse është e padrejtë, nuk do të zgjidhë problemet e rritjes së çmimeve, por edhe se është një tarifë e vjetër, e cila është përdorur më shumë se 40 vite më parë.

KRRE (Këshilli Rregullator për Energjetikë) pretendon se tarifa do t’i mbrojë qytetarët nga rritja e çmimeve. Ata thonë se gjatë javës së ardhshme do të bëjnë të ditur se sa rritje kanë kërkuar kompanitë energjetike.