Ejup Berisha


Pra edhe njëher po përsëris faktorët politik në shtetet e Ballkanit kanë filluar të premtojnë se do ta zbatojnë vetingun e funkcionarëve të zgjedhur dhe të emruar shtetëror dhe publik. Kjo është një qështje shumë e mirë po të zbatohej me të vërtetë në praktikë një proces i tillë që është shumë i rëndësishëm. Një fontane të tillë dëshirash i janë bashkangjitur edhe faktorët politik shqiptar. Këta që kur e kanë dëgjuar fjalën veting të njëjtët tërë kohës e perserisin të njëjtën pra po i citoj “Do të bëhet vetingu i funkcionarëve të emëruar dhe të zgjedhur shtetëror e publik dhe e tërë kjo ja një kohë të gjatë ka ngelur vetëm me kaq. Pra ky zotim i tyre ka mbetur në vend apo nuk ka lëvizur fare nga aty apo kjo qështje ka ngelur vetëmse në fjalë dhe e njëjta si duket do të ngelet ashtu derisa vetingu si aktivitet i premtuar para ca vitesh nuk fillon një ditë që të zbatohet me të vërtetë. Në politikë dhe jo vetëm në të por edhe në jetën e përditshme fjalia Do të nuk ka kurrfar kuptimi nëse nuk zëvendësohet me fjalitë E kemi bërë apo dhe po e bëjmë në rastin konkret kur bëhet fjalë për vetingun faktoret politik shteteror duhet thënë Ne e kemi bërë apo dhe po e bëjmë vetingun e jo tërë kohës dikush te thotë ne do ta bëjmë vetingun. Derisa nga gojët e faktorëve të rëndësishëm shtetëror politik nuk dëgjohen fjalitë si Ne e kemi bërë apo dhe jemi duke e bërë vetingun dhe si rezultat i tij disa funkcinarë shtetëror dhe publik do të ngelin apo dhe kanë ngelur pa funkcionet e tyre atëher kjo qështje do të mbetet vetëmse premtim i kotë apo dhe mundësi që dikush të blenë sa më shumë kohë. Si duket vetingun disa po e shfrytëzojnë si mundësi për tu lëvdruar se janë shumë të sinçertë, të pastër dhe të ndershëm në politikë, por këta nuk do të mund ta bindin askend për këto gjëra përderisa të njëjtët nuk i çasen zbatimit të vërtetë dhe të mirfilltë të procesit të vetingut. Nëse flitet me fjalorin mjeksor Vetingu në politikë është rengen politiko-juridik për funkcionarët e zgjedhur dhe të emruar shtetëror dhe publik. Opinioni më i gjërë publik nuk e dine se sa të ndershëm, të pastërt dhe të sincertë janë funkcionarët e emruar dhe të zgjedhur shtetëror dhe publik prandaj të njëjtët këto gjera do të mund ti mësojnë vetëmse nga zbatimi i vërtetë dhe i mirëfilltë i procesit të Vetingut që dikusht vetëmse formalisht ja tepër gjatë kohë e premton në skenën politike të Ballkanit por nuk po krijon kushte reale për ta zbatuar atë me te vertete në praktikë. Qytetaret në asnjë fazë të përcaktimit dhe të përzgjedhjes së funkcionarëve shtetëror dhe publik nuk janë të njoftuar me sincertitetin pastërtinë dhe me ndershmërinë e funkcionarëve të zgjedhur dhe të emruar publik dhe shteteror dhe këtë gje atyre do tua mundëson përsëris zbatimi i Vetingut. Ky proces pra është edhe një mundësi që funkcionarët e zgjedhur dhe të emruar shtetërorë dhe publik që të jepin llogari për punët dhe aktivitetet e tyre gjat ushtrimit të posteve të cilat i mbajnë. U bëra pilot dhe do të bëhem pilot nuk janë fjali të njëjta sepse kur bëhesh pilot dikush mund të të sheh duke e fluturuar dhe duke e zbritur aeroplanin. Ndërsa po nuk u bëre pilot askush nuk mund të të sheh as në afërsi të aeroplanit. Edhe me vetingun është e njëjta gjë po u zbatua qytetarët mund ta kuptojnë se si dhe çfarë janë funkcionarët e zgjedhur dhe të emruar shtetërorë dhe public po nuk u zbatua ky proces qytetarët asnjëher nuk do ta dine se a janë të sincertë, të pastër dhe të ndershëm fukcionarët e emëruar dhe të zgjedhur shtetëror dhe publik.