E dredh Abazoviq!

Medai Shaholli
Menjëherë pas inagurimit në fronin kryeministrit të Malit të Zi, shqiptari i ndershëm ‘cërnogorac’ Abazoviq, papritmas e drodhi politikën duke pranuar ofertën e Beogradit për Open Ballkanin pa kërkuar asnjë shpjegim.
Kështu, një pasardhësi i Mark Milanit ‘si kryeministër shqiptar i ndershëm’, pas një shekulli rreshtohet kundër interesave strategjike të shqiptarëve të Kosovës, duke shmangur faktin se nuk mund të ketë bashkëpunim dhe marrëdhënie reciproke mes fqinjëve në ballkan përderisa çetnikët e Beogradit nuk kanë hequr dorë nga pretendimet teritoriale ndaj Kosovës, si në kushtetutën serbe ashtu edhe në fjalorin shovinist serbomadh të përditshmërisë së tyre kundër shtetit Kosovës.
Abazoviq e ka bërë të ditur tashmë se do t’i bashkohet valles së pansllavizmit si projekt ruso-serb për dominim gjeostrategjik në rajon në emër të sajesës absurde për bashkëpunim rajonal.
Ajo që nuk guxojnë t’ia përmendin çetnikut të Beogradit Vuçiq, dy kryeministrat fqinj si ‘crnogorci’ Abazoviq ashtu dhe arumuni Ramu, është ‘se nuk mund ketë bashkëpunim rajonal duke i shpallur luftë gjysmës së kombit shqiptar siç është Kosova si shtet i pavarur dhe duke shfaqur pretendime teritoriale ndaj saj’.
Ky qëndrim prej qyqari nga ana e dy kryeministrave ‘tanë’ Abazoviq dhe Ramu, duke e shmangur Kosovën në zhvillimet politike pa kërkuar më parë përgjegjësi dhe dhe shpjegime Beogradit zyrtar për kërcnimet dhe shanazhet e çetnikëve të Beogradit dhe nga ana tjetër të pranosh Open Ballkanin si projektin më të madh ruso-serb, nuk është gjë tjetër veç vepër e tradhtisë së lartë kombëtare.
Për ‘cërnogorcin’ Abazoviq ka më shumë prioritet Serbia dhe projekti i saj përmes lojës me ‘Open Ballkanin’ si kalë troje në trojet tona, sesa Kosova e cila po mbahet prej vitesh në shtetrrethim nga çetnikët e Millosheviqit, por që ‘cërnogorcin’ nuk e prek ndërgjegjja dhe nuk e ha meraku veç ‘Cërnagorës’ së tij.
Kështu sharlatani Abazoviç, po loz shah me ariun rus si anëtari më i ri i klubit ‘Open Ballkan’ brenda agjendës ruso-serbe në rajon.
Megjithatë ai dëshmoi se me këtë qëndrim mbetet një viç ‘cërnogorac’!