Dy të vdekur janë nxjerrë nga zona detare e Nea Epivaton në Selanik, pasi ishin zhytur në ujë së bashku me makinën e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të pasdites së sotme.
Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua, me identitete të panjohura deri tani.
Në vendngjarje janë thirrur persona të EMAK-ut si dhe zyrtarë të portit për nxjerrjen e tyre.
Në vendngjarje ka shkuar edhe një ekspert mjekësor.
Informacionet thonë se viktimat u gjetën të prangosur dhe kishin qëndruar në ujë përreth dy orë.
Në zonë ndodhen edhe forca të policisë greke të cilat po hetojnë shkaqet e rënies.
Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Autoriteti Qendror Portual i Selanikut.