Taxhudin Hamidi – Tetovë


“ Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,

Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhërit të faraonit, po urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.

Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.

Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditëne kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.

Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t’i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar”.( Kuran , Kaptina Hud: 97-100)

Çdo periudhë kërkonë hulumtuesin dhe muxhtehidin e saj.

Kjo ka qenë një tratitë e çdo vendi, mirpo nag ana tjetër edhe sinxhiri dhe historia e pejgamberëve e ka dëshmuar dhe rekomanduar në kontinuitet.

Civilizimi nuk ka mundur të përparojë dhe të ndërtojë strukturat e saj në mungesë të hulumtuesit dinjitoz dhe serioz në punën hulumtuese dhe shkencore.

Pra, menjëherë kur ndëgjojmë për një civilizim të begatë dhe përparimatrë pa mëdyshje mendojmë se si kanë qenë dhe si kanë vepruar hulumtuesit e asaj kohe dhe periudhe.

Edhe pse jetojmë në kohën e digjitalizimit, internetiti dhe interkomunikimit kjo nuk na lejonë të mendojmë se cenzurat dhe imponimet , shantazhet dhe kushtëzimet kanë marrë fund dhe janë asgjësuar përfundimisht.

Nëse hulumtojmë dhe lexojmë me vëmendje periudhën e shekullit tre dhe katër të hilafetiti islam do të vëreni se liria e shprehjes dhe e komunikimit ka qenë shumë e kërkuar dhe në një standart që mund sot të ia kemi zilinë apo të na shërbej si mode.

Kjo ka ndodhë nga shkaku sepse kurani në aspektin es’hatologjik paralajmëronë se njerëzit edhe në mahsher para Zotit do të udhëhiqen me guvernatorin e tyre nëse nuk e kanë parandaluar nga deadaptimi i ligjeve të miratuara jo në dobi të njerëzve dhe të vendit ku ata edhe kanë jetuar.

Mësimet islame dhe hermeneutika e Kuranit vazhdimisht kanë bërë përpjekje që strukturat intelektuale dhe të ixhtihadit të mos shuhen dhe atrofohen në asnjë moment dhe në asnjë periudhë.

Këta qarqe dhe qendra të ixhtihadit të mos pësojnë krizën e hulumtimit dhe të shanatazheve nga dora dhe lkasa politike që në moment të caktura mund ta çojë ixhtihadin dhe strukturat e saj intelektuale në drejtim të gabuar dhe të panjohur.

Në kulturën islame dhe në historinë e saj është i njohur halifa Harun er Reshid i cili dha një kontribut të madh dhe eklatant në sferën e intelektuale.

Klasa politike e cila ruan interest e saj për nevoja të politikës ditore në forma të ndryshme po pengonë programet shkencore dhe varfëronë klasën intelektuale duke e shfrytëzuar në poste të ndryshme dhe kështu vendoset puna e intelektualit në shkkalën më të ulët të sterelizimit intelektual dhe të kulturës miope dhe infam.

Muhamedi Alejhiselam duke treguar vlerën dhe rëndësinë e qendrave të ixhtihadit ai ka thënë se : “ Pena e alimit – dijetarit është e barabartë me gjakun e shehidit – dëshmorit ”.

Profeti islam në këtë hadis ka vë në pah një gjendje të re në ruajtjen e popullit dhe përparamit duke aluduar se boshti kryesorë i harmonisë dhe stabilitetit direkt nuk varen nga lufta por nga pena e dijetarëve të sinqert që qëndrojnë drejtë dhe kokën lartë si mallet në mbrojtje të ligjeve që ruajnë popullin dhe vatanin.

Tek ne u krijua një jazë i madh mes karikës dhe udhëheqjes, mes udhëheqjes dhe përgjegjësisë dhe mes përgjegjësisë dhe rezultatit pozitiv përfundimatrë.

Trasimi i një rruge që të arrihen të mirat dhe kontributet përmbrenda një mandati nuk janëi një politike konstruktive por ata quhen shqyrtime të përkohshme paliative apo siç i quanin zonat kritike dikurë përfaqësuesit evropjan të dërguar në ballkan si “tampon zona”.

Zona të cilat nuk reahibilitohen por u jepet vetëm ndihma e shpejtë duke parandaluar derdhjen e gjakut nga trupi i lënduar.

Por nga këta hematome politike sipas gjuhës së mjekësisë gjendja shumë shpejt kalon në trombozë dhe amputim të organit?!

Prandaj mendimi islam çdoherë aftësitë e saja i kalonë në departamentin e arsimit , diturisë , shkencës dhe njohjeve të përgjithshme apo universale.

Praktika e cila imponohet me rrjedhat politike demokratike që të përjashtohet , dislokohet , revokohet e gjith kjo nuk krijonë ambijent administrativ dhe politik përparimi.

Përderisa çdo administrator në çdo repart që gjendet nuk merr rolin e duhur dhe nuk përgjigjet para veprave të bëra apo nuk i lejohen mekanizmat që të imunizohet dhe të deadaptohet nga kryeadministratori nuk mund të priten reforma të mirfillta.

Në ritet fetare të namzit islam kemi disa moment shumë të rëndësishme që ndihmojnë administratën publike edhe jashta konceptit religjioz dhe fetarë.

Shembullin eklatant e kemi tek Imami i xhamisë i cili u prinë besimatrëve në namazet kolektive me xhematë, nëe eventualisht ai I tejkalon kompetencat e rregullave të udhëheqjes si imam apo bën ndonjë lëshim me qëllim apo pa qëllim kjo gjendje nuk lihet kështu , por menjëherë intervenohet me procedura të korrigjimit duke e përmirsuar imamin në lecim apo në ndonjë mungesë apo shtesë në veprimet e namazit.

Ky model është praktikuar edhe në jeten politike publike të halivefe musliman.

Pra, kemi rastin e një paraqitje të haz. Omerit si Halife (guvernator) duke debatuar rreth një ligji … në këtë rast ndërhinë një grua dhe merr fjalën, duke ndërpritur fjalimin Halifës Omer, dhe gruaj thotë: “Halifa si mundet të ndaloni diçka që Zoti ua ka lejuar grave,(fjala ka qenë për reduktimin e mehrit që e ka propozuar Omeri në kohra krize dhe skamje për martesën e të rinjëve) .

Halifa Omeri ibn Hattab , ndëgjonë reagimin e gruas dhe deklaron publikisht duke tërhequr vetes vërrejtjen:

“Omeri gaboi ndërsa gruaja ia qëlloi”.

Kjo llojë administrate bëri që ligjet e islamit të depërtojnë deri në spanjë,azinë juglindore, ballkan apo buzë adriatikut.

Periudha e cila nuk karakterizohet me hulumtues dhe me ide e mendime të lira, debat publik, intervista të qytetarëve etj. ajo kohë është një parametër i digresionit barbar që alarmonë për kohra të vështyra dhe kaotike të kategorisë së krizave globale.

Hulumtim i lirë nuk mund të quhet me prefikset e marra … para emrave, si tek numrat e telefonave.

Por, hulumtim quhet puntori intelektual në fushën e muxhtehidit në fushën e (nass, tefsir ,tettbikk) tekstit,komentimit dhe zbatimit .

Ai i cili krijonë identitet alimi-intelektuali, nuk kushtëzohet dhe shantazhohet nga burimet e ndryshme te botës laike,politikave hegjemoniste dhe të klerikalizmit rigjid.

Sot për fat të keq hulumtuesi nuk bëhet i njohur tek masa popullore përmes ndihmave që ai i përjetonë si qytetarë por intelektuali arrinë statusin dhe gradëne tij vetëm përmbrenda kampusit universitarë apo të institutit.

Në kohrat e shekullit të tretë dhe katër hixhri sipas kalendarit islamik hulumtuesin e njihnin të gjithë qytetarët. Si p.sh. Ebu Hanife , Enes ibn Malik etj. etj. .

Njerëzit nga përfundimi i punëve tëe përditshme menjëherë kalonin para oborit të dijetarëve tek medresetë – shkollat e tyre dhe ndëgjonin komentime të ndryshme rreth legjislaturës islame.

Padyshim se ngjyrat e hulumtimit janë të ndryshme,

nga njëherë janë çështje të domosdoshme nga aspekti teologjik,shkencorë,laik dhe politik.

Por, jo çdoherë edhe ata hulumtime apo decizione -fetva të kohës dhe vendit dhe mandatit janë të lidhura me fenë apo dinin islam.

Feva është një detyrim gjyqësorë që mbronë interest e njeriut në përputhje me urdhërat e Zotit dhe të dërguarit të Tij.

Shumë herë vërejmë se çështja fillonë si fetva apo hulumtim fetarë e më pastaj përfundonë në lëmi të ndryshme sekulariste apo nën hijen e favorit të figurave të propozuara nga kontingenti i guvernatorëve.

Pra çështja gjatë hulumtimit pëson reformime dhe transformim nga teksti në komentim të debateve individuale shkencore apo intelektuale apo të enklavave minore postkomuniste sufiste dhe selefiste (ultra ortodokse).

Në këtë rast gjendja e përgjithshme e masës duhet të instalohet si mendim i kërkuar valid dhe të mos mbetet si një ambalazhë e shprazur?!

Mendim i një tribune,konference, punim shkencorë … nuk mund të konsiderohet mendim i pranuar total i gjithë muslimanëve (shqipëtarë) të një vendi.

Nëse i njëjti nuk shkaktonë provokime , nxitje positive për ndryshimet eventuale që i tangonë populatës dhe vendit në përgjithësi.

Ndonjëherë hulumtimi nga forcat e trajnuara me filozofi biznesi (kompani me pretekst se ndihmojnë sektorin civil dhe ate të fesë ) mundë të duken të vërteta por, asnjëherë nuk mund të jenë të drejta dhe të barabarta.