BE: Serbia mund të bëhet anëtare, kriteret janë të njëjta për të gjithë

Shefi i departamentit politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Dirk Lorenz, deklaroi sot se është e mundur që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, se kriteret janë të njëjta për të gjitha vendet kandidate.


Ai mes tjerash se Serbia duhet t’i përgjigjet agresionit rus. së bashku me 27 anëtarë të tjerë dhe vende të tjera, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Ne besojmë se BE-ja është alternativa më e mirë për Serbinë,” tha ai, duke shtuar se kërkoi një konsensus të gjerë shoqëror dhe aktivizim jo vetëm në institucione … por edhe në shoqatat e qytetarëve, media … “sepse kjo është një çështje jetike për vendin”.