BDI po bën realitet endrrat shekullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Në Shkup në shënimin e 20 vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim!


Foto me Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi dhe me figura të mëdha e të ndryshme: shokë, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, luftëtarë, deputet e ish-deputet, politikan integrist por edhe personalitete të larta të administratës shtetërore!

Ishte knaqësi e madhe të ishim pjesmarrës të një evenimenti kaq madhështorë!

BDI kjo parti e madhe politike shqiptare, mbylli kapitullin e dy dekadave dhe nisi epoken e re, atë të jetës së re në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm anëtare e Alenacës së fuqishme NATO por, zyrtarisht edhe partnere strategjike e Amerikës!

Roli i madh, konstruktiv e parimorë, pro euro-amerikan i BDI-se, do të jetë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut!

Roli integrues e progresist i kësaj partie te madhe shqiptare, që udhëhiqet nga një kalibër i madh e një mendje ndritur sikur lideri karizmatik Ali Ahmeti, janë shembull jo vetëm në Ballkan por në Europë e në gjithë botën!

Nën këmbët e BDI-së dhe nën drejtimin maestral të shefit të saj Ali Ahmeti, do të jenë të shumta hallkat që do ti shtohen zingjirit të fitoreve të reja!
Gezuar BDI🥂

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, më 5 Qershor 2022!