Ambasadorët amerikanë të Ballkanit Perëndimor takohen me liderët e DASH-it

Ambasadorët amerikanë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë do të takohen me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor.


Në fokus të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi.

Këtë e bëri me dije ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter. Në fotografinë që ka shpërndarë, Kim shfaqet pranë homologëve të saj ndërsa pranë mes tyre është edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.