Goli i parë për 20 vitet e ardhshme dje e shënoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai në një ndeshje futbolli me të rinjtë e festuan 20 vjetorin e BDI-së.


“Me të rinjtë festuam 20 vjetorin e Bashkimit Demokratik për Integrim me një ndeshje të bukur futbolli me shumë gola në palestrën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë.
Pamje nga atmosfera e ndeshjes në të cilën fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim” ka shkruar Ahmeti

Ndryshe vlen të theksohet se BDI mbrëmë nga Tetova vulosi se populli shqiptar edhe 20 vitet e ardhshme do të qëndroj pas duke mbështetur dhe votuar një parti që punon për kombin dhe vatanin./TS/