Ali Ahmeti dhe BDI 20 vjet në pushtet

Shtati i hekurt dhe i çelikt i BDI-së, ka lindur nga shtrati i mendjes së ndritur, të madhe e përparimtare të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti dhe ka dalur nga gryka e pushkës dhe flaka e barotit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare-UÇK!


E vetmja parti në regjion, e cila në embrion e në ballë të sajë e ka figurën e madhe të atdhetarit dhe ilegalit të lavdishëm, luftëtarit kombëtar emblematik, figurës eminente e besnike të çështjes kombëtare e të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe themeluesit të tri Ushtrive Çlrimtare, të Kosovës, të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut, është BDI me Kryekomandantin Ali Ahmeti!

Ka shumë parti që kanë dalur nga lufta, siç janë në Kosovë PDK e AAK, apo në Luginë LPD që nuk arrijnë të qëndrojnë vazhdimisht në pushtet sepse nuk janë vazhdimisht fitimtare të zgjedhjeve, sepse ju mungon figura sikur BDI që e ka Ali Ahmetin!

Në Shqipëri as PS e as PD, e të mos flasim për të tjera parti, nuk arrijnë të qëndrojnë vazhdimisht në pushtet sepse nuk janë vazhdimisht futimtare të zgjedhjeve, ani pse PS doli nga PPSH, apo pse PD doli nga pluralizmi, kjo ju ndodhë sepse ju mungon figura sikur BDI që e ka Ali Ahmetin!

Të jeshë vazhdimisht fitimtarë e triumfatorë dhe realizatorë ëndrrash stërgjyshërish, gjyshërish e baballarësh, zbatues e hartues planesh të mëdha e afatgjata të popullit, Atdheut e Kombit, nuk mundesh ndryshe, por patjetër se duhet të jeshë sikur Ali Ahmeti!

I vetmi është Ali Ahmeti, që din se çfarë bën dhe ku duhet shkuar, prandaj BDI 20 vjet radhazi, shënon fitore zgjedhjesh dhe qëndron e palëkundur në fronin e fitimtarit të vazhdueshëm dhe jo sikur partitë tjera politike shqiptare e maqedone, por edhe të tërë rajonit dhe pse jo edhe më gjërë, në kalendarin e tyre kanë jo vetëm fitore pushteti por edhe humbje pushteti!

BDI ka edhe një vlerë në mes të shkrimit tim për nga radha, por në themele të saj për nga e para, dhe kjo vlerë ështe se në themelet e BDI-së është jo vetëm mendja e ndritur, mundi dhe sakrifica e themeluesit të saj Ali Ahmeti, por është edhe gjaku i derdhur për liri i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Pra në BDI si në asnjë parti në Maqedoni të Veriut, në Kosovë e ne Luginë të Preshevës dhe në Shqipëri pas ardhjes së pluripartizmit, vetëm te ajo, pra vetëm te BDI është e betonuar në themelt e saj shifra e gjakut të derdhur për liri, mbi 99 %!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, shtarti i shtatit titanik të BDI-së, jo vetëm kaq, Ai edhe gjakun e derdhur për liri, kur nuk është udhëhequr e kur nuk është komanduar nga mendja dhe dora e Tij, ia bën nderimet maksimale, e nderon dhe e dergon në Panteonin e Kombit, dhe kjo e obligon dhe e detyron, sepse Ai gjak që është derdhur për liri, çlirim e bashkjetesë me dinjitet e faqe të bardhë, është kërkesa sublime e brezave që kanë luftuar e kanë derdhur gjak për tokë e pushtet me dinjitet!

Për askend nuk duhet të jetë qudi, pse BDI 20 vjet është në pushtet!

Të gjithë duhet ta dijnë se Ali Ahmeti në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, e ka subvencionuar hartimin e Draft Marrveshjes së Ohërit nga eksperti Amerikan Paul Wiliams, e cila pastaj është hedhur në tryezë nga Përfaqësuesi Special Amerikan dhe Kryenegociatori i Marrveshjes se Ohrit James W. Pardew dhe mbetet një nga Marrveshjet më të sukseshme në ish-Jugosllavi dhe model për zgjidhje të konflikteve nëpër botë!

BDI ndonëse në hartën zgjedhore të fitoreve të saja ia kanë zhvatur ndonjë komunë dhe e kanë fituar e pastaj qeverisin me to, disa partiçka të vogla shqiptare ose të ikurit te partitë politike maqedone, për dy dekada mbeti fitimtare në fron dhe e pa përmbysur nga dallgët e detit të humbjes së pushtetit!

BDI me shumë fakte e argumente dëshmon se është parti për shtet e jo për pushtet, se është parti që përfaqëson interesat e shtetit dhe është e gatshme me ua marrë nga dora pushtetin të gjithë atyre që e rrezikojnë drejtimin me sukses të shtetit dhe që e dërgojnë në drejtim të gabuar agenden euroatlantike!

BDI dhe Ali Ahmeti si përfaqesuesit të zgjedhur të elektoratit shumicë të popullit shqiptar u bënë bashkëdrejtuesit në të gjitha fushat politike të sukseseve të mëdha të Maqedonisë së Veriut, e cila u bë shtet stabil dhe me ndikim, e cila me vendosmëri ec e sigurtë në rrugën euroatlantike!

Ali Ahmeti me sgjuarsinë dhe shkathtesinë e Tij politike, atdhetare e patriotike, BDI-në e ka orientuar drejt kursit politiko-patriotik atdhetar të rilindasve dhe vlerave më të mëdha heroike të të parëve tanë që luftuan e derdhen gjak për truall e mbrojtje nga invadorë të hapsirës shqiptare e nga padrejtesitë pushtuese, shkelës të të drejtave kombëtare e cenues të të drejtave njerëzore dhe drejt aleancës së madhe të miqësisë së përhershme me SHBA-në dhe parti besnike e vendosur e kursit euroatlantik!

Çdo parti politike në çdo cep e në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare dhe në çendër të sajë, do të ishte fitimtare ngjashëm sikur BDI, po ta kishte Ali Ahmetin në udhëheqje!

Me Ali Ahmetin themelues dhe në ballë të BDI-së, BDI realizoi kryevepra të cilat barten dorë me dorë dhe qendrojnë të varura me dashuri e nderime kombëtare e shtetërore sikur është flamuri kombëtar që valëvitet zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut!

Aleanca Veriatlantike e NATO-s në Maqedoninë e Veriut nuk do të vinte pa stabilitet politiko-ekonomik, pa siguri kombëtare e njerëzore, pa zotime liderësh të partive vendimëmarrëse e me rol relevant, në të gjithë këta rrathë kontributi i Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, është përtej pritjeve e fascionues me admirim për partnerët dhe aleatët strategjik, kurse BDI mbeshtetësja pa rezervë e zotimeve të mëdha të Liderit të saj të hekurt e të heshtur si Oqeani i Qetë!

Ali Ahmeti e kamë thënë edhe me parë e përsërisë edhe kësaj here, se është sikur Skenderbeu, ose është Skenderbeu modern i popullit shqiptar!

Te gjithë e dijmë ngase historia na mëson, se Skënderbeu nuk e ka humbur asnjë betejë, por edhe Ali Ahmeti i ka fituar të gjitha zgjedhjet!

Skenderbeu nuk pësoi humbje 25 vjet, Ali Ahmeti 20 vjet shënoi fitore!

Për ta arrirë e për tu barazuar me Gjergjin i kanë mbetur edhe 5 vite, kurse për ta tejkaluar mundet, por shqiptaret duhet jo vetëm me e votuar por edhe duhet për ta degjuar!

Maqedonia e Veriut, pas ardhjes në pushtet të BDI-së me Ali Ahmetin kryetar, është shqiptarizuar deri në përmasa të tilla, aq sa për çdo ndryshim vula e BDI-së duket qartë dhe do të mbetet vula përfaqesuse e interesave përmanente dhe historiko-strategjike e të ardhmës se integruar euroantlantike, jo vetëm të shqiptarëve!

Jetë të gjatë Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Jetë të gjatë Partisë Politike Shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Qershor 2022!