Ali Ahmeti i ftuar në emisioni Click Plus duke folur për korrupsionin në vend tha se ai personalisht i ka kërkuar të gjitha prokurorive të hapin çështje nga funksionarët e BDI-së, duke filluar pikë së pari nga ai vetë.


“Te unë asnjë rast nuk është denoncuar. Unë kam kërkuar në Prokurorinë Speciale, kam kërkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, zotni hapni hetime për Bashkimin Demokratik për Integrim, për funksionarët BDI-së, nga niveli qendror, duke filluar nga unë, nuk kam kërkuar nga të tjerët, por nga unë”- tha Ahmeti.