Kryetari i integristëve dhe i koalicionit qeverisës, Ali Ahmeti i ftuar sonte në emisionin Click Plus tha se nuk është momenti për zgjedhje të parakohshme, por të zgjidhet çështja me Bullgarinë. Ai shtoi se si me zgjedhje të parakohshme, si me të kohshme, kryeministër shqiptar ka për të pasur.


“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, për ne prioritet tani është të mbyllim çështjen bullgare, kjo është detyra nga mëngjesi deri në darkë. Zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje. Si me zgjedhje të parakohshme, si me të kohshme kryeministër shqiptar ka me u bë”- tha Ahmeti.