E për punësimet në administratën shtetërore ka folur kryetarja e Komisionit shtetërorë për parandalimin e korrupsionit Biljana Ivanovska. Ajo në një intervistë për Sloboden Peçat tha se administrata nuk ka nevojë për njerëz partiak, por për njerëz profesional. Sipas saj Qeveria po e tepron me agjendën politike gjatë punësimeve.


“Njerëz partiak në administratën shtetërore, asnjë. A po marrim ne kritika se administrata jonë është e patrazuar!? A kanë ardhur njerëzit përmes politikës në ato vende të punës!? Pra çfarë është konkluzioni. Njerëz partiak në administratë shtetërore nuk duhen. Këtu duhen njerëz profesional të specializuar për lëmi të caktuara të cilët do ta çojnë shtetin përpara”, tha Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK.