A e dini se sa kohë merr ushqimi nga goja juaj në stomak?

Kur vendosni diçka në gojë dhe derisa të arrijë në stomak, ajo kalon fillimisht përmes faringut dhe më pas përmes ezofagut. Ezofag është një tub muskulor, i cili tkurret dhe zgjerohet për të transportuar ushqimin nga faringu në stomak. Ky ‘udhëtim’ zgjat rreth 8 sekonda. Aty ku lidhet me stomakun ka një kapëse valvule njëkahëshe, e cila mbyllet menjëherë pas kalimit të ushqimit për të parandaluar refluksin gastrik.


Por tretja e ushqimit ka nisur shumë më herët, nga goja. Aty, duke e përtypur, pritet në copa të vogla, për t’i bërë më të tretshme dhe me ndihmën e pështymës fillon procesi i shpërbërjes së saj. Zbërthimi i mëtejshëm bëhet nga acidet dhe enzimat e forta dhe merr një formë plotësisht të lëngshme.

Më në fund, ushqimi tretet në zorrën e hollë, me ndihmën e mëlçisë, pankreasit dhe fshikëzës së tëmthit dhe zgjat rreth 4 orë. Nga ai moment trupi ruan çdo lëndë ushqyese, ndërsa për pjesën tjetër fillon procesi i eliminimit të tyre nëpërmjet zorrës së trashë./abcnews.al