Gjatë javës së kaluar (nga 30 maji deri më 5
qershor) në territorin e SPB Tetovë janë regjistruar
dhe sanksionuar gjithsej 28 kundërvajtje ndaj
këmbësorëve (TE-18 dhe GV-10), të cilat kryesisht
kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë linjave të
shënuara të këmbësorëve. Për të gjithë shkelësit
janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe ata do të
përballen me masat e përcaktuara me ligj.
Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës janë
sanksionuar edhe 21 motoçiklistë, kryesisht për
mospërdorim të helmetës mbrojtëse dhe për drejtim
pa patentë shofer, si dhe 1 shofer i cili drejtonte
makineri bujqësore të paregjistruar dhe 1 shofer i
cili kishte vendosur folia pa A-test në xhamat e
automjetit e tij.
Aktivitetet e kontrollit me qëllim dhe përmbajtje të
tillë janë planifikuar në periudhën e ardhshme, me
qëllim të zbulimit dhe sanksionimit me kohë të
llojeve të ndryshme të mangësive në komunikacion,
përkatësisht shkeljeve dhe përmirësimit të sigurisë
së përgjithshme rrugore në rajonin e gjerë të
Pollogut.TETOVASOT