Rreth 12 mijë trupa të gjetur të pajetë në Ukrainë nuk janë identifikuar ende sipas kreut të policisë Kombëtare të Ukrainës.


Ihor Klymenko tha se procedimet penale ishin hapur në lidhje me vdekjen e më shumë se 12,000 njerëzve, shumë prej tyre të gjetur edhe në varre masive.

Rreth 75% e të vdekurve janë burra, rreth 2% fëmijë dhe pjesa tjetër gra, tha ai. Më shumë se 1,500 civilë vdiqën vetëm në rajonin e Kievit, me 116 trupa të gjetur në një varr të vetëm në qytetin e Bucha, tha ai.

Oficerët e zbatimit të ligjit ende po gjenin disa trupa çdo javë, shtoi ai.

Ai tha se identifikimi i disa prej trupave po merrte një kohë të gjatë.

“Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm, sepse shumë trupa janë në gjendje kalbjeje” dhe nuk mund të identifikohen, tha ai.