Valmir Aziri shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar dege të BDI-së Tetovë

Valmir Aziri edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për kryetar dege të BDI-së Tetovë informon Tetovasot.


Me këtë rast Aziri iu është drejtuar
bashkëpartiakëve, bashkëluftarëvedhe bashkëthemeluesëve të Bashkimit Demokratik për Integrim duke thënë se është hapur gara për Kryetar Dege, një garë që synon të vendos themelet e një garimi fer me një proces transparent, demokratik dhe për herë të parë do të ushtrohet e drejta e votës, gjegjësisht do të votohet me parimin një anëtar një votë.

Zgjedhjet për Kryetar Dege të Tetovës, për anëtarë dhe për kryetar e anëtarë të këshillave vendor, vjen si rrjedhoj e rezultateve të fundit në zgjedhjet lokale u shoreh Aziri.

Sipas tij Dega e Tetovës është dega më e madhe e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke pasur parasysh momentumin politik dhe nevojën e riorganizimit dhe ristrukturimit rrënjësor të degës, besoj fuqishëm se me një entuziazëm dhe me një përvojë serioze në menaxhim të institucioneve si dhe duke njohur thellsisht kodin gjenetik të partisë sonë, Ju garantoj që me një mentalitet fitimtarë e bashkëpunues e me një punë vetmohuese do ta rikthejm Degën e Tetovës në një degë që fiton dhe që krijon e menaxhon politika lokale e shtetërore.

Nga konsultimi paraprak me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmetin dhe me kërkesë dhe mbështetje të aktivit politik do të dorëzoj kandidaturën time për Kryetar të degës së Tetovës në ditët në vijim.

“Na prift e mbara, bashkë drejtë fitoreve të reja!”deklaroi Aziri

Paraprakisht i uroj suksese dhe kampanjë të mbarë çdo kandidati për kryetar dege, anëtar dege e kryetar për këshillin vendorë.Tetovasot