Todorov: Qendra e re klinike në Shkup, s’bëhet kurrë

Asnjëherë nuk do të realizohet projekti për një Qendër të re klinike vlerëson ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. Në vend se të bëhet në ara, sipas tij, klinika duhet të bëhet në qendër të kryeqytetit, duke iu referuar hapësirës ku ndodhet aktualisht kompleksi spitalor.


“As nuk do të nisë e as nuk do të ndërtohet, më vjen keq por po ngatërrohet koncepti. Kemi pasur një debat me gjithë ministrat, Venko ishte ministër dhe të gjithë, ja në e mbështesim këtë koncept dhe do të bëjnë qendër klinike në Gjorçe, në ara. Çfarë flisni, ne e kemi bërë studimin me Bankën pranë Këshillit të Evropës, janë dy modele. Njëri model është të ndërtohet aty ku është tani dhe kushton rreth 90-100 milionë euro dhe të bëhet në një vend tjetër dhe ajo kushton 600 milionë euro“, tha Nikolla Todorov, ish ministër i Shëndetësisë.

Todorv planifikonte që qendra klinike të ndërtohej në hapësirat aktuale, ku parashikonte edhe dy garazhe në kate me kapacitete me nga 1.250 vende për parkim. Këtë koncept thotë se e ka kopjuar dhe realizuar Serbia, të cilët tashmë e kanë lëshuar në funksion objektin e ri.

“Ku është logjika të shpenzosh 600 milionë euro në një projekt ku është logjika, kur të njëjtën mund ta bësh me 100 milionë dhe me ato që ngelin 500 milionë, mund ta bësh shëndetësinë si në Zvicër, arsimin si në Zvicër dhe kopshtet si në Zvicër, infrastrukturën dhe komunat në nivelin e Zvicrës. Në vend se ti bësh këto me 600 milionë euro, ti bën një qendër klinike, që në fund do të kushtojë 700 milionë euro dhe nuk do të kesh Fakultet të Mjekësisë”, tha Nikolla Todorov, ish ministër i Shëndetësisë.

Edhe Ministri aktual i Shëndetësisë Bekim Sali, njëjti si paraardhësi Venko Filipçe, vlerëson se projekti duhet të realizohet diku në periferi. Sali para disa ditësh tha se ende nuk janë përcaktuar për lokacionin.

“Ende nuk kemi ardhur në fazë të përcaktimit të lokacionit, përmbajtjes dhe madhësisë së klinikës, sa do të jetë, pra nuk i dimë dimensionet, as lokacioni nuk është caktuar 100%. Një nga lokacionet është kazerma “Ilinden”, por duhet të përmend që janë tre pozicione temë diskutimi. Cila nga lokacionet do të caktohet, kjo varet përveç momentit politik i cili vlerësoj se nuk është kryesor, do të jetë në pjesën e kushteve kadastrale”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe në shkurt të vitit 2019 Qeveria solli vendim që në komunën Gjorçe Petrov, në një sipërfaqe prej 90 hektarësh, në pronësi dominuese shtetërore, të ndërtohet Qendra e re Klinike Universitare në lokacionin e ashtuquajtur Vele Pole. Lajmin e pati kumtuar ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Por me këtë projekt nuk u pajtua opozita maqedonase VMRO-DPMNE, e cila e bllokoi propozim-ligjin në Kuvend me mbi 2 mijë amendamente.