Tetovari ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 300 euro

Me datë 17.05.2022 në ora 16.50 në SPB Tetovë,
37 vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka
raportuar se është mashtruar nga një person për një
shumë prej 300 euro. Sipas denoncimit, personi
është prezantuar se është nga Shkupi dhe se i ka
kërkuar që të vendos gardh në oborrin e tij në
Shkup. Siç është raportuar, ai ka kërkuar nga
denoncuesi që të shkojë dhe të marrë matjet e
gardhit dhe gjatë rrugës për në Shkup në pikën e
karburantit në autostradën Tetovë-Shkup t'i marrë
një pako me pjesë nga një person tjetër dhe t'i
paguajë 300 euro, të cilat do t'i kthejë kur të takohen.
Sipas kallëzimit, pasi ka marrë pakon, ai e ka
kërkuar në telefon, por personi nuk ka qenë në
dispozicion dhe ka dyshuar se kishte qenë i
mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS