14 nxënës dhe një mësues janë vrarë pas një sulmi në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Guvernatorit të Teksasit personi pas sulmit është një 18-vjeçar.

Guvernatori Abbott thotë se i dyshuari ka vdekur dhe besohet se oficerët që u përgjigjen thirrjes e vranë atë.

Publikut iu kërkua të qëndronte larg ndërsa policia po heton vendin e krimit.
Të shtënat në shkollat fillore, ku nxënësit variojnë nga 5 deri në 11 vjeç, janë ende relativisht të rralla.

Sulmi i së martës vjen në mes të një rritjeje të dhunës me armë.