SPB – Tetovë dënohen 19 këmbësorë

Dje në periudhën nga ora 09.00 deri në ora 14.00 në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll aksion për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët në komunikacion. Me këtë kontroll janë konstatuar dhe sanksionuar 19 kundërvajtje (TE-17 dhe GV-2), shumica prej të cilave për kalim të rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe mosrespektim të semaforëve. Për shkelësit janë përgatitur urdhërpagesa përkatëse, si dhe janë shpërndarë fletushka edukative.
Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 11 shkelje të tjera (TE-5 dhe GV-6), të cilat janë sanksionuar në mënyrë adekuate konform ligjit.
Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës sërish apeloi tek këmbësorët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.