Sherr me thika në Tiranë, 1 i vdekur

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi është goditur me thikë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz” në kryeqytet.


Sipas “uniformave blu” Olger Dhimitri 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al