Parada e Krenarisë në Tiranë, kërkojnë që bashkëjetesa e çifteve LGBT të njihet ligjërisht

Për të dhjetin vit me radhë komuniteti LGBTI+ në Shqipëri zhvilloi paradën e përvitshme. Ata u mblodhën në sheshin Nënë Tereza, me mesazhin kryesor: “Ne jemi familje”.


Aktivistët deklaruan se edhe ato kanë të drejtë të krijojnë familje, edhe pse nuk kërkuan njohjen e martesave të të njëjtit seks.

Atyre iu bashkuan edhe ambasadore e diplomatë. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kishte veshur nje bluzë me flamurin LGBTQI+.

Politikanët shqiptarë munguan, por kryeministrit i lanë një flamur tek dera duke i kujtuar një premtim të pambajtur.

Xheni karaj, një ndër aktivistet e organizatës rikujtoi edhe njëherë premtimin e Edi Ramës në 2013, se do vinte në paradë.

Komuniteti LGBTQI+ marshoi për disa minuta rrugëve të Tiranës, ndërsa e drejta e prindërimit dhe njohja e bashkëjetesës ishin kërkesat e tyre kryesore./oranews/