Opozita kërkon zgjedhje për liderët e tyre të kenë mandat deputeti

Koment : Tetovasot


Kërkojnë zgjedhje por kur mbahen ata i humbin.Më pas vijon një kohë sa të harrohet cdo gjë.Protagonistët e dështimit politik ” zhduken” për ti ikur përgjegjësisë së dorëheqjeve dhe më pas shfaqen si ” heronj” të ri politikë.
Kjo ndodhë me opozitën shqiptare që ka kohë që nuk e rimerr vetveten dhe brenda tyre nuk ka më struktura të mirëfillta politike por janë një grup njerëzish që humbin ose fitojnë nuk i shkul dot nga Kryesia Qendrore, nga privilegjet partiake dhe ngjajshëm.Me të njëjtin ekip humbës duan zgjedhje të reja .
Disa parti madje në zgjedhje nuk mund tia dalin dot por kërkojnë aleanca të përbashkëta për të mbijetuar me ca deputetë.
Rasti i Lëvizjes Besa kur kërkon zgjedhje të parakohshme ndërlidhet me faktin se ata akoma nuk e dijnë se me kujt vota i kanë deputetët e tyre aq sa janë.Cështja është a janë ata me vota qind për qind shqiptare kur e dijmë se ata ishin në një koalicion të përbashkët me LSDM-në e Zaevit atë kohë.
Ata e atakojnë pandërprerë të njëjtën qeveri në të cilën para pak muajsh ishin me ta dhe fituan deputetë po me ta. Për Besën qeveria është e dështuar vetëm se ata nuk janë më pjesë e saj.
Ata kërkojnë zgjedhje të reja njëjtë si VMRO dhe ASH.Edhe partia tjetër shqiptare në Kongresin e fundit tregoi se sa e ashpër është lufta për të mbetur të njëjtit njerëz në krye.Asnjë ndryshim vetëm një rotacion mes të njëjtëve.
Ata sot kërkoj në zgjedhje vetëm për faktin se mendojnë që VMRO është e fortë dhe fitorja e kësaj partie do ti dërgojë në pushtet aq shumë të ëndërruar dhe dëshiruar me cdo cmim.
Por nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme a do ndryshojë gjë?!.Bilall Kasami që është kryetar i partisë dhe kryetar i Komunës do të jetë edhe deputetë i Besës .Edhe për kreun e ASH-së do jetë e njëjta situatë si edhe e liderëve tjerë të të gjithë subjekteve.
Pra zgjedhjet kërkohen jo për ndryshim por për mandat të individëve të caktuar dhe lakmitarë të skajshëm të pushtetit vetëm se zgjedhjet Parlamentare nuk janë si ato lokale sepse secili subjekt lufton për vete.