Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Rreth mesditës dhe pasdites, sidomos në pjesët perëndimore do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër.

Drejtoria për punë Hidrometeorologjike bën të ditur se temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 7. Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.