Afro 100 mijë ndjekës i dëgjojnë me vëmendje këshillat e saj fantastike. Kurrë nuk është vonë për të luftuar për lumturinë tuaj dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shëndetit tuaj. Nëna dhe gjyshja e quajtur Lesley Maxwell nga Melburni ju tregon shembullin e saj. Kjo gjyshe në formë është 64 vjeçe dhe ka një trup të mahnitshëm.

Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, ajo filloi në mënyrë aktive të merret me sport, pikërisht në prag të dekadës së saj të gjashtë. Lesley tregon se ajo stërvitet pesë herë në javë, ndërsa filloi të stërvitet rregullisht 16 vjet më parë. Ajo ka mbi 30 tituj vendorë dhe kombëtarë në gara me rroba banje, ndërsa të parin e ka fituar në moshën 50 vjeçare.

Fitnesi dhe shëndeti janë gjithçka për mua dhe më pëlqen të frymëzoj të tjerat që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të mbajnë një trup të fortë dhe të hollë pavarësisht moshës.

Kjo grua këshillon që duhet të hani ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe të shmangni ushqimet e shpejta dhe të rafinuara. Lesley këshillon:

Këshilla ime është të hani më shumë mish, jo ëmbëlsira. Gjithashtu, zvogëlojini pijet e gazuara, joalkoolike dhe alkoolike, sepse ato janë kalori boshe dhe zakonisht ruhen si yndyrë trupore.

Një nga ritualet e saj të preferuara është një shëtitje pas darkës, të cilën ajo ua rekomandon të gjithëve! Ajo posaçërisht thekson se të gjithë duhet të ndajnë të paktën 15 minuta në ditë për ndonjë aktivitet fizik.

Mundohuni të ushtroheni çdo ditë dhe do të habiteni që vetëm 15 minuta aktivitet në ditë mund të sjellin rezultate.