Ejup Berisha


Në demokraci qytetarët duhet te jene demokrat e jo autokrat.Me këtë thënie nuk e kamë zbuluar Amerikën por po e themë realitetin. Kur themi se njerëzit janë demokrat kjo nënkupton se ata duhet ta respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve ndërsa kur thuhet se njerëzit janë autokrat kjo e ka kuptimin se qytetarët e respektojnë vetëmse vullnetin e tyre personal në shoqëri. Në demokraci duhet të mos ketë njëmendësi por shumllojshmëri ideshë konceptesh teorishë dhe zgjidhjesh kjo nënkupton se në demokraci duhet të instaohet pluralizmi dhe të eliminohet njëmendësia. E derisa nuk ka pluralizëm në një shoqëri atëher në të do te ketë njemendesi-autokraci apo shkurt thënë do të mbetet në fuqi komunizmi.
Më tej kur thuhet për qytetarët se janë demokrat kjo e ka kuptimin se ata duhet të jenë të kujdeshëm dhe të vemendshëm ndaj njëri tjetrit, nëse këta janë të tillë atëher kjo është tregues se të njëjtët gjithashtu janë të mirë, të ndershëm dhe të sjellshëm.Poashtu në demokraci qytetarët duhet të jenë të qetë, të butë, të kuptueshëm, të edukuar dhe të kulturuar. Në këtë rexhim shoqëror qytetarët duhet ta duan, ta respektojnë dhe ta cmojnë, ta përkrahin si dhe ta ndihmojnë njëri tjetrin e jo të jenë egoist dhe ta duan vetëmse vetveten e tyre. Kështu vetëmse dashuria respekti dhe mirkuptimi i ndërsjellë krijojnë ambient të qetë, të durueshëm dhe të pranueshëm shoqëror demokratik. Në qeverisjen e shumicës së qytetarëve këta duhet ta kufizojnë dhe kontrollojnë forcën e tyre e jo ta shtrijnë e ta përdorin të njëjtën kundër qytetarëve të tjerë dhe atë për arritjen dhe realizimin e qëllimeve të tyre të ulëta personale të cilat janë në dëm dhe në të keqen e qytetarëve të tjerë në shoqëri. E njëjta gjë vlenë edhe për forcën e pushtetit politik, në demokraci pra pushteti bashk me forcën e tij duhet të jenë të kontrolluar dhe të kufizuar institucionalisht, kjo e fundit duhet të garantoj se forca dhe ndikimi i pushtetit politik nuk do të përdoren në mënyrë arbitrare por vetëmse atëher kur për të të ketë nevojë apo me qëllim që me të mbrohen siguria, qetësia si dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet egzistuese që janë në fuqi. Më tej në demokraci qytetarët duhet të jenë tolerant dhe pranues të dallimeve të shumta që egzistojnë mes tyre. Në demokraci gjithashtu qytetarët duhet të jenë respektues të njëri tjetrit si dhe respektues të lirive dhe të drejtave njerëzore.Në demokraci qytetarët duhet të jenë pranues e jo refuzues, këta duhet ti pranojnë zgjedhjet e njëri tjetrit kjo duhet të jetë kështu nëse zgjedhjet e bëra janë në të mirën dhe në dobinë e gjithë qytetarëve. Pranimi i zgjedhjeve që i bëjnë qytetarët duhet të vlej edhe për garat politike të quajtura zgjedhje. Esenca demokratike e tyre është që të pranohen individët, garniturat politike si dhe opcionet politike për të cilat kanë votuar qytetarët. Cdo tendencë për të ndikuar në zgjedhje dhe për të imponuar fitore e rrezikon dhe e devalvon karakterin demokratik të zgjedhjeve.