Mbaroi edhe java e nëntë e trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve

Për të nëntën javë me rradhë në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe i institucioneve publike.
Gjatë javës së nëntë temat që u zhvilluan ishin të ndryshme. Për temën e parë, “Përkthimi ligjor (juridik)” ligjëroi prof. Arta Selmani, ndërkaq për temën e dytë, “Përkthimi i korrespondencës ekonomike, afarizmit dhe kontratave”, ligjëroi prof. Adnan Jashari.
Përkthyesit dhe lektorët edhe këtë javë kishin mundësinë të sqarojnë dilemat e tyre, që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së tyre të përditshme.