Macron: Inkurajoj dialogun në mes Shkupit dhe Sofjes

Kabineti i presidentit francez Emanuel Macron, ka dalë me njoftim për bisedën e tij me presidentin bullgar Rumend Radev, kryeministrin Kirill Petkov, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.


Më 18 maj, presidenti i Francës zhvilloi bisedime të ndara me presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, kryeministrin e Bullgarisë Kiril Petkov dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski”.

“Qëllimi i këtyre tre bisedimeve, të cilat u zhvilluan gjatë presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ishte të inkurajonte të dy palët që të rifillonin shpejt dialogun për mosmarrëveshjen”.

“Presidenti i Republikës rikonfirmoi përkushtimin e tij ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e destabilizimit të kontinentit evropian”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Macronit.