Lirohet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut! Çmimi i benzinës rritet për gjysmë denari

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 0,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për 1 denarë, përcjell TV21. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.


Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 95,00(denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 97,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 85,00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 83,05 (denarë/litër)