Kush nuk e pëlqen Neymarin?

Joan Laporta, gjatë intervistës së tij për “L’Esportiu”, u pyet për dy ish-ikonat e Barceloës (Messi e Naymer), nëse ata mund të ktheheshin në “Camp Nou” pas vendimit të Mbappesë për të rinovuar kontratën.


Presidenti i Barçës deklaroi: “Kush nuk e pëlqen Neymarin? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ndonëse shpejt shtoi se “ka kontratë me PSG-në, i kanë mbetur edhe katër apo pesë vite. Këta lojtarë që kanë nënshkruar për klube si PSG pothuajse kanë nënshkruar skllavërinë e tyre. Për para”.

Sa i përket situatës së Leos, Laporta theksoi se “Messi ka shkuar ashtu siç ka shkuar. Të gjithë do të dëshironim që ai t’i jepte fund jetës së tij sportive këtu, por për shumë arsye nuk u bë e mundur. Nuk u bë e mundur për shkak të “fair play”-t të ligës spanjolle dhe për shkak të ofertës së PSG-së. Këta lojtarë, kur përfshihen në një dinamikë të tillë, a kanë të pamundur të tërhiqen, sepse operacione të tilla bëhen për miliona euro.

Ju më pyesni për rastin e Neymarit. Nuk e di se si do ta bëjnë në Francë, sepse ndoshta kanë sisteme të tjera që ne nuk i kemi këtu, por anulimi para kohe i një kontrate të nënshkruar kushton shumë para. Është gjithashtu e vërtetë që PSG ka shtetin pas vetes.”

Në këtë kuptim, presidenti i Barçës e bëri të qartë se si Neymar ashtu edhe Messi “për t’u kthyer te Barça një ditë, duhet të jenë lojtarë të lirë.

Ne nuk jemi në gjendje të kryejmë operacione të shtrenjta. Por edhe sikur të kishim para, nuk do ta bënim. Do të ishte irracionale”.