Komuna e Sarajit dhe “Legis” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe kryetari i organizatës “Legis” Jasmin Rexhepi sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi. bexheti përmes rrjeteve sociale tregoi se komuna brenda korrnizave ligjore do të ofrojë ndihmë për organizatën që është e fokusuar kryesisht në ndihma humanitare.


“Me nënshkrimin e këtij memorandumi Komuna e Sarajit brenda kornizave ligjore do të ofrojë mbështetje për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta humanitare dhe projekteve tjera në fushën e rinisë, arsimit dhe kulturës në teritorin e komunës së Sarajit”, thotë Bexheti pas nënshkrimit të memorandumit.