Kapet drogë në Gostivar, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar dje nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë – NJPB Gostivar, pasi që tek ata është gjetur dhe marrë marihuanë.


Nga MPB sot informuan se dje në orën 17:00 në rrugën “JNA” në Gostivar, policia i privoi nga liria M.M.(37) nga Pllasnica, A.SH.)30), I.A.(24), H.GJ.(26) dhe E.E.(22), që të katër nga Kërçova.

Personat janë mbajtur në Stacionin policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet parashtresë adekuate.