Gjysma e Komunës në kafe, Bilall Kasami në rrugën e Teuta Arifit

Tetova ka vetëm kryetar të ri ndërsa administrata është thuajse e njëjta.Bëjnë poashtu të njëjtat gjëra si në kohën e Teuta Arifit .Kanë poashtu të njëjtat “orare” kur qëndrojnë në kafene aty afër dhe “dallimi” mes Kasamit dhe Teuta Arifit është se nuk ka fare dallim shkruan TS.
Por shërbimet ndaj qytetarëve ku mbeten?!
Kasami vetëm bëri zhurmë në adresë të Teuta Arifit për të vazhduar më pas me të njëjtat avaze dhe mbase edhe më keq sepse këto po i bën në emër të “ndryshimit” që të gjithë e shohin ndërsa vetëm qytetarët jo.
Nëse mendoni se me ardhjen e Bilall Kasamit ka ndryshuar gjendja e administratës në Komunën e Tetovës është gabim. Në komunën e Tetovës ka ndryshuar vetëm kryetari nga Teuta Arifi është bërë Bilall Kasami.
Nëse dëshiron të kryesh punë në komunën e Tetovës atë me lehtë e kryen në kafe përballë Komunës se sa në zyrat e administratorëve.
Kasami është tashmë i pa fuqishëm para administratorëve që nuk vijnë në punë.Por me cilat para i paguan Kasami ata që punojnë në restorante e kamarier e në fakt janë nënpunës të komunës së Tetovës?
Me ardhjen e Kasamit vetëm se u stërngarkua administrata edhe atë 200 militantët e BESES enden korridoreve herë në kafe e herë për të gjetur zyrat e tyre.


Më e dhimbshme është se ende ka në komunë që marrin rroga e nuk vijnë në punë.Ku është dallimi këtu midis Kasamit dhe Arifit?!
Asgjë nuk ka ndryshim, gjysma e Administratës si në kohën e Teuta Arifit si në kohën e Bilall Kasamit është e njejtë.

Tetovarët dijnë të votojnë dhe askush nuk ka qenë mbi ta kështuqë zgjedhjet janë afër dhe Bilall Kasamin e pret fati i Teuta Arifit./TS/