Ganiu: Nuk kemi zënë asnjë metër katrorë pronë publike në komunën e Çairit!

I pyetur për ndërtimin mundshëm të një godine të re afër sallës së basketbollit në Çair, kreu i komunës Visar ganiu tha se nuk ka informacione për ndërtim të tillë, përcjell TV21. Ganiu theksoi se me rishikimin janë larguar 9 pulla të ndërtimit.


“9 pulla i kam larguar me planet e vjetër, të cilët i kemi larguar që ato ndërtesa të mos bëhen. Një metër katrorë nuk kemi zënë pronë publike në komunën e Çairit. Një trafikë e vogël nuk është vendosur kund”, tha mes tjerash Ganiu.